Dokumentari për jetën e saj është gati, por pse Britney është kundër transmetimit të tij

Mediale Vip

Dokumentari për jetën e saj është gati, por pse Britney është kundër transmetimit të tij

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 19:08
Britney Spears

Page Six bën me dije se Britney Spears nuk e mbështet dokumentarin e ri të Netflix, "Britney vs Spears".

"Ky është një dokumentar tjetër i paautorizuar, pa bekimin ose pjesëmarrjen e saj," tha një burim dje.

Netflix publikoi trailerin për dokumentarin që do të dalë javën tjetër, i cili duket se do të eksplorojë betejën 13-vjeçare të yllit të pop-it për kujdestarinë.

Regjisorja e dokumentarit, Erin Lee Carr, tha në një intervistë për Los Angeles Times dje, se ajo u përpoq të kontaktonte me Spears për projektin.

"Unë u përpoqa ta kontaktoja në mënyrë të vazhdueshme. Por më duhej ta pranoja se nuk kishte gjasa të ndodhte ndonjëherë," -tha regjisorja.

Carr tha se madje i dërgoi një letër këngëtares dhe shtoi se është e sigurt që ajo e ka lexuar, por sipas saj, Britney është aktualisht e fokusuar tek i fejuari.

Dihet gjerësisht se Britney nuk pëlqen të shohë momentet më traumatike të jetës së saj të shfaqen në ekran. Pas dokumentarit tronditës të FX/New York Times, "Framing Britney Spears", që u publikua në shkurt, një burim tha se Spears mezi u bind ta shihte.

"Ka pjesë të filmit që ishin shumë të vështira dhe emocionale për t’u parë - skenat që përshkruajnë kohët më të vështira të jetës së saj, cirkun e pamëshirshëm mediatik dhe fokusimin e ashpër tek ajo si një nënë e re," tha burimi.

Britney me të atin, Jamie Spears

Ndërsa Carr tha për LA Times se ajo mori vendimin për të mos përdorur të njëjtat imazhe që Spears i konsideroi traumatizuese.

"Incidentet që ndodhën në vitin 2007, gjatë një prej episodeve në spital - nuk do t'i shihni kurrë," tha regjisorja.

Premiera e dokumentarit të Netflix, “Britney vs Spears”, do të publikohet më 28 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat