Martohet aktorja amerikane, Lena Dunham

Mediale Vip

Martohet aktorja amerikane, Lena Dunham

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 00:16
Lena Dunham

Lena Dunham është martuar në fshehtësi me të dashurin e saj, Luis Felber, pas disa muajsh takime së bashku.

Edhe pse 35-vjeçarja nuk ka folur publikisht akoma për martesën, burimet konfirmuan se dyshja i kanë dhënë fund beqarisë.

Felber, 32-vjeçar, një muzikant anglezo-peruan i cili interpreton si Attawalpa, me sa duket la të kuptohet për dasmën duke postuar këngën “This Will Be Our Year” nga The Zombies në InstaStory.

Krijuesja e “The Girls” ka zbuluar se ka filluar lidhjen me Felber në një intervistë të dhënë në prill për New York Times.

“Kanë kaluar disa muaj. Ndihem shumë me fat”, ka thënë ajo, duke shtuar se Luis “është personi më i mirë që kam njohur”.

Lena dhe Luis bënë debutimin si çift në tapetin e kuq në muajin gusht në premierën e “Zola” në “Sundance Film Festival”.

Të njëjtit nuk kanë ndonjë fëmijë bashkë, por ndajnë një qen.

Dunham më parë ka qenë në një romancë dashurie me muzikantin Jack Antonoff.

Ata ishin së bashku nga 2012 deri në 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat