Merret vendimi për kujdestarinë e Britney-t, këngëtarja shpërthen në lot

Mediale Vip

Merret vendimi për kujdestarinë e Britney-t, këngëtarja shpërthen në lot

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 19:22
Britney Spears me babain

Britney Spears nuk i kontrolloi dot emocionet pasi mësoi se babai i saj, Jamie Spears, u pezullua nga kujdestaria e saj, pas 13 vjetësh.

"Britney shpërtheu në lot kur dëgjoi vendimin e gjyqtarit," tha një burim për Page Six. "Për një kohë të gjatë, ajo kishte filluar të mendonte se nuk do ta shihte kurrë ditën kur kontrolli dominues i babait të saj mbi çdo aspekt të jetës së saj do të përfundonte, por më në fund ndodhi. Ajo është në shok dhe kërcen nga gëzimi. Ajo nuk ka ndjerë gëzim si ky në 13 vjet."

Image

Gjyqtarja e Gjykatës Supreme të Los Anxhelosit, Brenda Penny pranoi se ishte në interesin më të mirë të Britney-t për të pezulluar Jamie-n nga kujdestaria, që i jepte të drejtë të kontrollonte çështjet personale, mjekësore dhe financiare të vajzës së tij.

"Situata aktuale është e papërballueshme," tha ajo pasi dëgjoi argumentet nga të dyja palët. "Ai pasqyron një mjedis toksik që kërkon pezullimin e James Spears."

Vendimi erdhi pasi avokati i këngëtares, Mathew Rosengart i bëri padi gjykatës që të pezullojë menjëherë Jamie-n nga roli deri të mërkurën, duke argumentuar se përfshirja e vazhdueshme e të atit e bëri jetën e Britney-t një makth të vërtetë.

Ndërsa po punon për shpërbërjen e kujdestarisë tërësisht, Rosengart i kërkoi gjykatës që të emërojë llogaritarin publik të certifikuar John Zabel si kujdestar të përkohshëm në pasurinë 60 milionë dollarëshe të Britney-t.

Pavarësisht rezistencës nga ekipi ligjor i Jamie-t, Penny ra dakord për emërimin e Zabel dje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat