Genta Ismajli publikon foto nga festa e bebit!

Mediale Vip

Genta Ismajli publikon foto nga festa e bebit!

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 10:11
Genta Ismaili

Këngëtarja e njohur Genta Ismajli dhe partneri i saj turk Usta së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Mbrëmjen e kësaj të mërkurë ata kanë organizuar një festë për bebin, ose siç njihet nga të gjithë “baby shower”. Këtë festë na e tregoi vetë këngëtarja teksa ndau në rrjetin e saj social Instagram një fotografi, ku shihej ambienti i dekoruar në detaje.

Deri më tani Genta nuk ka zbuluar shumë nga festa, ndaj na mbetet të presim të tjera fotografi për të mësuar më shumë..

Kujtojmë që pak ditë më parë ata konfirmuan shtatzëninë e shumëpërfolur me anë të një videoje shumë të bukur që kishin realizuar së bashku, ku Genta shihej e veshur me një fustan të zi dhe vëmendjen e të gjithëve e mori padyshim barku i saj i rrumbullakosur.

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat