Ylli i Ganës u arrestua për pretendimin e kërcënimit me vdekje

Mediale Vip

Ylli i Ganës u arrestua për pretendimin e kërcënimit me vdekje

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 16:11
Shatta Wale

Një nga këngëtarët më të njohur të Ganës, Shatta Wale, është arrestuar disa orë pasi tha se ishte në arrati nga frika e jetës së tij. raporton BBC.

Ai kishte postuar në Facebook se "jeta e tij është në rrezik".

Policia e akuzon atë dhe dy të tjerë për "përhapjen e informacionit të rremë" mbi një sulm të dyshuar me armë ndaj yllit reggae.

Shatta Wale është më i njohur për bashkëpunimin e tij me Beyoncé në albumin e saj Lion King, i cili zgjeroi bazën e tij të fansave në të gjithë Afrikën dhe globalisht.

Këngëtari 37-vjeçar i dancehall nuk ka komentuar akuzat kundër tij.

Në një postim në Facebook të hënën, artisti lidhi kërcënimet për jetën e tij me një "pastor të rremë" i cili kishte bërë një profeci në një stacion radio lokale se ai do të vritej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat