Beniada bën deklaratën e papritur, Elahaidi thotë se e ftoi në Milano

Mediale Vip

Beniada bën deklaratën e papritur, Elahaidi thotë se e ftoi në Milano

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 15:57
Beniada, Elhaid Cufi

Poeti Elhaid Cufi ishte konkurrenti i parë VIP që u eliminua pas votimit nga publiku shqiptar.

Pas daljes së tij nga reality show ‘Bib Brother VIP’, një deklaratë që askush se priste erdhi nga modelja Beniada Nishani, për të cilën po flitet së tepërmi për marrëdhënien e saj me Donaldin dhe Arditin.

Për këta dy të fundit, modelja tha se nuk i sheh si opsione për të kaluar marrëdhënien në një fazë të re, ndërsa për Elhaidin ka pasur një tërheqje.

“Unë nuk jam sipërfaqësore, unë shoh karakterin. Për shembull dua të them që me Elhaidin kam pasur një tërheqje nga ana e temperamentit dhe tipit që ai kishte”, u shpreh Beniada.

Kjo deklaratë u komentua ditën e sotme nga vetë shkrimtari.

“Na bëri ftesë për të shkuar në Milano, tani po pres që të dalë që të marrim letra të huaja. (qesh) E kam vlerësuar, jam munduar që ta respektoj. Nuk është se kam ndjerë ndonjë kimi të madhe. Një histori dashurie nuk nis nga një shikim apo prekje duarsh apo përqafim. Nëse do kisha fjet duke e menduar, do isha zgjuar duke ia shprehur”, tha Elhaidi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat