Kjo çantë e këngëtares shqiptare kushton fiks sa një makinë

Mediale Vip

Kjo çantë e këngëtares shqiptare kushton fiks sa një makinë

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 00:31
Ingrit Gjoni

Ingrit Gjoni ka publikuar së fundmi një seri fotosh e veshur me elegancën që e karakterizon dhe krejt sharmin e saj, ama ne na mbetën sytë tek çanta e këngëtares.

Një çantë e madhe e markës ‘Fendi’, pjesë e koleksionit të ri të markës luksoze, e ka shoqëruar kombinimin e saj vjeshtor dhe ekstravagant.

Por nga një kërkim i joni, ajo që zbuluam është çmimi i çantës.

Image

Në faqen zyrtare të ‘Fendi’, ky model kushton rreth 2,723 Euro, shifër kjo e konsiderueshme.

Nëse i keni fiksim çantat dhe markat, ky model mund të jetë investim i mirë, pasi ka hapësirë të bollshme dhe është një çantë e kombinueshme me çdo gjë.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat