Dua Lipa udhëton në Holandë për të kaluar kohë me familjen e saj

Mediale Vip

Dua Lipa udhëton në Holandë për të kaluar kohë me familjen e saj

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 14:29
Dua Lipa me familje

Dua Lipa së fundmi njoftoi fansat se është rikthyer në studio për të realizuar projekte të reja muzikore.

Por, krahas këtyre angazhimeve, këngëtarja e njohur ka gjetur kohë për familjen e saj, duke udhëtuar për në Holandë, teksa kanë festuar ardhjen në jetë të një anëtarin të ri të familjes së tyre.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

26-vjeçarja në llogarinë e saj në Instagram ka ndarë disa imazhe ku shihet teksa mban në dorë një fëmijë të porsalindur në dorë, të cilën e ka quajtur “princesha e saj e vogël”.

Ndërkohë, në disa fotografi tjera, Dua shihet me një fustan të kuq, teksa kalon kohë me familjen e saj në qytetin e Amsterdamit.

“Një vend tjetër që e quaj shtëpi”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e imazheve pranë të cilave pranoi komente të shumta.

Ndryshe, artistja shqiptare me famë botëror aktualisht po shijon suksesin e këngës së fundit “Cold Heart” që e solli në bashkëpunim me Elton John.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat