Ish-modelja e Playboy për festat famëkeqe: Kishim veshur vetëm ngjyrë trupi për Halloween

Mediale Vip

Ish-modelja e Playboy për festat famëkeqe: Kishim veshur vetëm ngjyrë trupi për Halloween

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 18:58
Ish-modelja e Playboy

Një ish-modele Playboy ka treguar së fundmi se në mbrëmjet e Halloween në vilën e agjencisë famëkeqe vajzat “visheshin” vetëm me ngjyrë trupore dhe se “njerëzit bënin seks ngado”.

Modelja Jenna Bentley kishte nisur eksperiencën e saj si “lepurushe Playboy” në një nga këto celebrime të shthurura dhe ekstravagante, por që ishin në fakt vetëm festa seksi apo orgjie për milionerët.

Ajo tregon se në vilën e pronarit të Playboy Hugh Hefner, në festat e Halloween duhet të qëndronte për katër orë e zhveshur ose e veshur vetëm me kostume të ngushta llastiku, si dhe të shihte fytyra të njohura duke bërë seks.

Ajo që niste si një festë private e Hefner me miqtë e tij gjatë viteve u kthye shpejt në një institucion eksesi e orgjie me të ftuar ekskluzivë.

Modelja ishte ftuar në festë nga i dashuri i saj asokohe, dhe kur u takua me pronarin, ai e pyeti nëse dëshironte të lyente trupin si flutur, për t’iu bashkuar festimeve.

“Fillimisht u habita nga luksi dhe shpenzimet, ishte kuruar çdo detaj,” thotë Jenna, e cila tashmë shpërndan material erotik me ndjekësit e saj në Instagram.

“Isha takuar me Hef para se të niste festa dhe kur më tha të lyej trupin me bojë pranova menjëherë, ishte si një ëndërr”.

Jenna, e cila ishte 18-vjeçe asokohe, thotë se njerëzit ishin profesionistë por iu desh të qëndronte e zhveshur për disa orë teksa i pikturonin ngjyrat e figurat në trup.

“Isha krejt e zhveshur, nuk kisha asnjë qime në trup dhe vizatimi zbukurohej me xhevahir”.

Më pas gjatë festës Jenna thotë se u njoh me shumë fytyra të njohura në televizion dhe se dëshmoi shumë episode seksi.

“Në dhomat e veçuara, në pishinë, madje një çift po e bënin dhe kopshtin e kungujve. Nuk mund të tregoja asnjë emër nga ata që po bënin gjërat e pista”.

Dikur e famshme për qilimat e bardhë dhe “lepuroshet e nënshtruara” vila e Playboy tashmë është shkatërruar që prej vdekjes së pronarit disa vjet më parë.

Hefner e shiti vilën para se të vdiste në moshën 91-vjeç. Tashmë pronarët e ri po e rinovojnë për ta bërë përsëri një vend ku mund të jetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat