Britney i drejton disa fjalë familjes së saj: Më kanë lënduar më thellë nga ç’mund ta imagjinoni

Mediale Vip

Britney i drejton disa fjalë familjes së saj: Më kanë lënduar më thellë nga ç’mund ta imagjinoni

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 16:37
Britney Spears

Britney Spears foli sërish për zhgënjimin dhe lëndimin që kishte marrë nga familja e saj në një postim në Instagram, ku thotë se ata e kanë lënduar më thellë sesa njerëzit mund ta imagjinojnë!

"Ata janë të disponueshëm për mua vetëm kur u leverdis atyre... epo, unë nuk jam më e disponueshme për asnjë prej tyre tani. Nuk më shqetëson të jem vetëm… dhe në fakt jam lodhur duke qenë kaq mirëkuptuese si Nënë Tereza… nëse jeni të pasjellshëm me mua, atëherë s’keni më punë me mua…”, -shkroi ndër të tjera Britney, duke e mbyllur postimin me fjalët: “Ky mesazh është për familjen time... që më lëndoi më thellë seç do ta dini ndonjëherë! E di që kujdestaria do të përfundojë, por unë ende dua drejtësi! Unë jam vetëm 1,64 m dhe kam luajtur rolin e personit më të madh gjatë gjithë jetës sime... e dini sa e vështirë është kjo?”

Marrëveshja ligjore kufizuese që kontrollon çështjet personale, financiare dhe mjekësore të Spears u krijua nga babai i saj, Jamie Spears, në vitin 2008. Pas një beteje të vështirë nga Britney dhe avokati i saj i ri, Mathew Rosengart, Jamie u pezullua përfundimisht nga kujdestaria më 29 shtator.

Pak kohë më parë, Britney u ankua se familja e saj nuk bëri asgjë për ta mbrojtur dhe tha se donte t'i padiste dhe të shihte babain e saj të akuzuar për "shpërdorim të kujdestarisë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat