Katy Perry feston 37 vjetorin

Mediale Vip

Katy Perry feston 37 vjetorin

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 00:44
Katy Perry, Orlando Bloom

Orlando Bloom po i dërgon të gjithë dashurinë e tij Katy Perry-t për ditëlindjen e saj.

Të martën, aktori i Carnival Row ka shpërndarë një foto në Instagram, duke festuar 37-vjetorin e të fejuarës së tij.

Në foto, Perry ka veshur një shirit për ditëlindjen dhe duke buzëqeshur afër një pjate ëmbëlsire me një qiri, e Bloom e shikon me ëmbëlsi.

“Ne e bëjmë jetën që e duam dhe është argëtuese. Do të të festoj sot dhe çdo ditë. Të dua”, ka shkruar ai postimin e ëmbël.

Perry e mbajti të thjeshtë postimin e saj të ditëlindjes festive, duke ndarë një klip nga paraqitja e saj e fundit si prezantuese e ftuar në The Ellen DeGeneres Show, duke shkruar, “Një 37-vjeçare shumë produktive deri tani ”

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KATY PERRY (@katyperry)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat