“Nuk i ndjej këmbët”, publikohet foto e kineastes që u vra në xhirime, kolegu tregon fjalët e fundit

Mediale Vip

“Nuk i ndjej këmbët”, publikohet foto e kineastes që u vra në xhirime, kolegu tregon fjalët e fundit

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 09:56
Ilustrim

Serge Svetnoy, përgjegjësi për ndriçimin në sheshin e xhirimit ku u vra kineastja Halina Hutchins nga aktori Alec Baldwin ka publikuar foton e fundit të saj para se të qëllohej me armë. Ai po qëndronte pranë gruas fatkeqe kur ajo u qëllua nga plumbi që i mori jetën gjatë xhirimeve të filmit.

Foto është bërë në ditën kur ndodhi incidenti tragjik ku Hutchins duket me një aparat fotografik në duar, ndërkohë që Baldwin është i rrethuar nga anëtarët e ekuipazhit në mjedisin e kishës me ndriçim të dobët.

Ai përshkuan momentin e tmerrshëm kur Haline u mbështet tek ai teksa po humbiste gjak për shkak të plumbit para se të ndërronte jetë. “Nuk i ndjej këmbët”, tha ajo. Svetnoy foli për neglizhencë duke akuzuar menaxherët që nuk e bënë punën e tyre si duhet duke punësuar persona pa përvojë.

“Unë qëndrova krah për krah Halinën gjatë këtij momenti fatal. E mbajta në krah në momentin kur ajo po vdiste. Gjaku i saj ishte në duart e mia.

Uroj që askush të mos e kalojë atë që kam kaluar unë apo atë që kaluan bashkëshorti i saj Matt Hutchins apo aktori Alec Balwin të cilit iu dha një armë në xhirime. Ai duhet të jetojë me mendimin se ka marrë një jetë për shkak të njerëzve që nuk janë profesionistë”, tha ai.

“Personi që duhet ta kontrollonte armën nuk e bëri dhe rezultati tashmë është vdekja e njeriut”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat