Dalin mesazhet e tradhtisë me modelen, Icardi: Nuk e dua më, Wandan e shoh si motër!

Mediale Vip

Dalin mesazhet e tradhtisë me modelen, Icardi: Nuk e dua më, Wandan e shoh si motër!

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 10:48
Icardi, Wandan

Mauro Icardi dhe Wanda Nara janë sërish së bashku, pas tensionit dhe grindjeve që shkaktoi flirti i sulmuesit me aktoren argjentinase China Suarez.

“Kemi zgjedhur lirisht njëri tjetrin sërish. Të Dua”, ka shkruar Wanda Nara në Instagram në foton ku dukej shumë romantike në krah të Icardit.

Por, nga ana tjetër mesazhet që sulmuesi argjentinas i dërgonte modeles Eugenia Suarez janë zbuluar nga mediat argjentinase dhe nuk do t’u pëlqejnë aspak çiftit të ribashkuar!

“Nuk dua të jem më me të, dua të ndahem prej saj dhe të mos di asgjë më për të”, i shkruan Icardi modeles dhe aktores argjentinase.

Por ka edhe më shumë sepse ish lojtari i Interit shkon më larg me mesazhet e tij duke shokuar jo pak tifozët dhe fansat.

“Unë nuk e dua më. E shoh si motër apo si nënë”, ishte mesazhi i forte i dërguar nga lojtari duke folur për Wandën.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat