Po vjen projekti i ri nga Isuf Lani

Mediale Vip

Po vjen projekti i ri nga Isuf Lani

Nga: Maksim Gjokaj Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 16:47
Isuf Lani

Emri i tij është Isuf Lani e në rrjetin e tij në facebook e gjeni me Cufi Lani e ai tashmë ka vite e vite i njohur në botën e muzikës.

Ne mësojmë se po vjen projekti i ti më i ri ku edhe këtë herë do të jetë një ilahi me titull "Ah dunja ti më mashtrove" ku do të vijë shumë shpejt eshe me videoklip.

Teksti është shkruar nga menagjeri i tij Faruk Stolla e me ide të vetë artistit e kënga është regjistruar në studion te Yrfet Ramadani e klipi xhiruar nga kamera e Gzim Bellani dhe Islam Berisha.

Image
Facebook

Në një status që artisti ka postuar edhe me foto në facebokun e tij ai ka falenderuar për përkrahjen si: Ekrem Sojeva, Kerim Nosaj, Rahman Lani, Arian Rama, Raif Kongjeli, si dhe pa harruar të falenderojë për ndihmën e dhënë dhe nga ana e Zejn Buzës dhe Xhemshir Xhelen. Kureshtja tani është e madhe për të pritur këtë projekt që të publikohet.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat