15 vjeçarja nga Cërriku së shpejti prezanton Shqipërinë në Nigeri

Mediale Vip

15 vjeçarja nga Cërriku së shpejti prezanton Shqipërinë në Nigeri

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 19:27
Juarda Allko

15 vjeçaria Juarda Allko cila mori çmimin e parë ne stilim veshjesh dhe modeling teksa  përfaqësoi Shqipërinë në " Golden Star Kids" rrëfeu emocionet e këtij konkursi dhe dhe rrugëtimin e saj ."

"E kam pasur pasion modelingun gjithmonë, familja ka qënë mbështetja ime më e madhe,edhe kur më kanë paragjykuar për këtë fushë që unë dua, prindërit më kanë mbështetur, ja dola të fitoja në Turqi"- u shpreh e emocionuar modelja 15 vjeçare e cila zbuloi se së shpejti do përfaqësoj Shqipërinë në një tjetër event që zhvillohet në Nigeri.

Ndërsa lidhur me stilimin e veshjeve ajo tha se ky është një tjetër pasion që gjithashtu e ka bërë të jetë edhe më aktive në fushën e modës.

Por 15 vjeçaria habiti kur u ndal tek profesioni i së ardhmes.

"Në të ardhmen dua të bëhem mjeke, por nga moda nuk do heq dorë"- u shpreh ajo.

Mjaft ambicioze dhe me ide të qarta për të ardhmen Juarda tashmë ka krijuar edhe  një blog influencues në lidhje me veshjet të cilat i stilon vetë. 

Në Maj të  këtij viti ajo nxori në treg markën me emrin e saj. Mos u çudisni kur kjo vogëlushe do të kapë majat në botën e modës duke na bërë krenarë të gjithëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat