Miqtë e saj zbulojnë se Kim Kardashian 'po bie në dashuri'

Mediale Vip

Miqtë e saj zbulojnë se Kim Kardashian 'po bie në dashuri'

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 21:34
Kim Kardashian

Ata u lidhën për herë të parë kur ajo drejtoi Saturday Night Live muajin e kaluar.

Dhe tani thuhet se Kim Kardashian, po bie në dashuri me Pete Davidson, ndërsa shihet se po 'zhyten' më thellë në marrëdhënien e tyre.

Burimet thanë për US Weekly se rrethi i ngushtë i Kim-it është 'i lumtur', për faktin që Kim e mbylli historinë me Kanye West.

“Ai e bën atë të ndihet mirë dhe Kim është e emocionuar për të vazhduar më tej”, zbuloi burimi i brendshëm në lidhje me marrëdhënien e saj me Pete.

Kim është gjithmonë 'e buzëqeshur dhe e emocionuar' pasi shoqërohet me Davidson, i cili 'e bën atë gjithnjë të qeshë', zbuloi burimi.

Vetullat u ngritën për herë të parë kur të dy u puthën gjatë në skene në SNL, në fillim të tetorit, kur ajo luante Princeshën Jasmine dhe ai portretizonte Aladdin, dhe ndërsa PEOPLE pretendonin se ata ishin thjesht miq, fansat mendojnë se diçka më shumë mund të jetë duke u përgatitur.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat