Vdekja misterioze e modeles, 3 persona me maskë e braktisën jashtë spitalit

Mediale Vip

Vdekja misterioze e modeles, 3 persona me maskë e braktisën jashtë spitalit

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 14:36
Christy Giles

Komuniteti lokal në Los Anxhelos është tronditur pas vdekjes misterioze të modeles dhe aktores, Christy Giles, trupi i pajetë i të cilës u braktis jashtë një spitali, pasditen e së shtunës së kaluar (13 nëntor).

Disa orë pasi u panë duke u argëtuar së bashku në një lokal, 24-vjeçarja Christy Giles dhe stilistja 26-vjeçare Hilda Marcela Cabrales-Arzola u gjetën pa ndjenja në trotuar jashtë 2 spitaleve të ndryshme në Los Anxhelos.

Vdekja e modeles 24-vjeçare është konstatuar në vend, ndërsa sipas Daily Mail, stilistja aktualisht po trajtohet në gjendje kome, ndërsa ka pak shpresa për të mbijetuar.

Bashkëshorti i modeles, Jan Cilliers, pretendon se ka parë një video që tregon tre burra të maskuar të veshur me të zeza duke mbërritur me një Toyota Prius pa targa jashtë Spitalit të Kalifornisë Jugore në Culver City dhe janë parë duke  hedhur trupin e modeles në tokë.

Bashkëshorti i modeles dyshon se e reja ra viktimë e shfrytëzimit të të huajve që e droguan, pasi në trupin e saj u gjet heroinë, por ai nuk beson se bashkëshortja do të konsumonte drogë vullnetarisht.

“Një drogë që asnjë nga dy vajzat nuk do ta merrnin kurrë vullnetarisht, ” tha Cilliers për ABC7.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat