Sandra Bullock largpamëse: Vajza e ime do bëhet presidente!

Mediale Vip

Sandra Bullock largpamëse: Vajza e ime do bëhet presidente!

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 23:09
Sandra Bullock

Sandra Bullock ka shpresa të mëdha për të ardhmen e vajzës së saj, Laila dhe nuk ka aspak frikë që t’i ndajë ato me botën. Fituesja e çmimit “Oscar” ka folur rreth prindërimit dhe ëndrrave që ka për vajzën e saj, në një intervistë për revistën prestigjioze “People”.

Një prej ëndrrave, për të cilën aktorja e famshme 57-vjeçare ka thënë se tashmë “është një fakt”, është që vajza e saj 8-vjeçare, Laila do të bëhet presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bullock më pas me humor ka shtuar “se edhe ajo do të bëhet pjesë e Shtëpisë së Bardhë”, duke thënë se “do të jem duke bërë ndonjë ridekorim”. Në vitin 2015, Bullock kishte thënë po për “People” se ajo e ka adoptuar Lailan, e cila ka qenë në një qendër kujdestarie në Louisiana.

Aktorja ka adoptuar edhe djalin e saj Lous tashme 11 vjeç, në vitin 2010.”Unë jam vetëm një nënë,” tha ajo duke treguar se si e shohin fëmijët e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat