“Fifi të distancohet nga rrjetet sociale”

Mediale Vip

“Fifi të distancohet nga rrjetet sociale”

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 14:02
Fifi

Psikologia Lenida Halilaj  ka komentuar nga ana e saj profesionale se si e ka parë ajo gjendjen e këngëtares Filloreta Raçi.

Ajo është shprehur se si ka qenë e mundur që një person me problem emocionale nuk është evidentuar dhe reflektuar gjatë kontrolleve që bëhen nga ana e psikologëve, para se banorët të futen në shtëpi.

Ndër të tjera psikologia e ka parë të rrezikshëm përballejen që pritet të ketë këngëtarja me rrjetet sociale dhe kometet që bëhen aty.

Nga ana e psikologes letra që Fifi i ka shkruar vetës është një formë terapeutike e rekomaduar nga ekspertët për të.

“Unë nuk mendoj që një person që ka problematika të humorit nuk është reflektuar më herët. Mendoj që ky vlerësim duhet të ishtë verifikuar. Unë nuk e di si është bërë dhe cilat janë instrumentat e përdorur, por aktualisht “Big Brother” nuk është pilotim ka disa vite që bëhet. Letra është formë terapeutike, mu duk gjetje e mirë dhe kjo sugjerohet që individi të bëj zgjedhjen e vetë.

Nuk e di sa realist kanë qenë banorët midis vijës që ndan shtëpinë nga ajo që ndodh jashtë. Kur të përballet me realitein dhe komentet në rrjet mendoj se Fifi nuk do e përballoj shumë mirë. Mendoj të distancohet nga rrjetet sociale disa kohë që të mos shikoj kometet.”- u shpreh psikologia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat