Rrëfehet Fifi: Gjendjet e mia janë krijuar nga ...

Mediale Vip

Rrëfehet Fifi: Gjendjet e mia janë krijuar nga ...

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 23:49
Fifi

Mbrëmjen e sotme Fifi është shfaqur në spektaklin e Big Brother Vip. Këngëtarja ka takuar të parën, opinionisten e spektaklit, Balinën duke i kërkuar asaj një falje për sjelljen ditën e martë.

Fifi ka kërkuar ndjesë gjithë audiencës dhe ka theksuar se reagimet e njerëzve kanë lënduar mamanë, babain dhe gjithë njerëzit e dashur të saj.

“Lavanderia”, ka qenë fjala e përzgjedhur nga Fifi për ta përkufizuar eksperiecën e saj më të vështirë në jetë, sepse në atë vend kanë ndodhur shumë gjëra.

Ajo ka shtuar se ka qenë në presion gjithë kohës dhe se ka pasur një mori mendimesh se çfarë po ndodhte jashtë me njerëzit e saj të dashur.

“Jam dhe do të jem konkurrentja më e fortë e Big Brother Vip. Realisht nuk më është krijuar ajo gjendje prej dëshirës sime, sa më është krijuar prej shikimeve dhe energjisë negative aty brenda”, ka thënë ajo.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat