A pranon të futesh në Big Brother që sot? Pyetja e Arbanës lë pa fjalë Albanin

Mediale Vip

A pranon të futesh në Big Brother që sot? Pyetja e Arbanës lë pa fjalë Albanin

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 00:01
Beatrix Ramosaj dhe Alban Ramosaj

Beatrix Ramosaj, këngëtarja nga Kosova, mori një surprizë tepër të këndshme nga Vëllai i Madh mbrëmjen e sotme në Shoë Live. 

Një video e vëllait të saj, Albanit, e bëri të qante me ngashërim duke thënë se e ka marrë malli shumë.

Pasi doli nga dhoma e rrëfimit, Beatrix u bashkua me banorët e tjerë, por për të surpriza nuk kishte përfunduar.

Alban Ramosaj u fut brenda shtëpisë, duke bërë që Beatrix të çmendej nga gëzimi.

Më pas një pyetje rrufe e Arbanës i la pa fjalë të dy: "Alban a dëshiron të jesh pjesë e Big Brother Vip duke u futur që sonte në shtëpi?"

Por ishte e gjitha një shaka pasi më pas Arbana kërkoi daljen e tij nga shtëpia.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat