Sarah dhe PM sqarojnë marrëdhënien e tyre

Mediale Vip

Sarah dhe PM sqarojnë marrëdhënien e tyre

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 06:56
Sarah dhe PM

Sarah është përlotur gjatë spektaklit të sotëm edhe prezantuesja Arbana Osmani ka vendosur të flasi me të në dhomën e rrëfimit.

“Unë kam parë gjithë këto ditë që ti je e brishtë”-tha Arbana.

“Kështu e kam tipin.Një nga arsyet që kam hyrë këtu ka qenë të sfidoja veten,ti tregoja vetes që je e fortë,mund tja dalësh,mund ti përballosh dhe debatet.Edhe pse jam 25 vjeç unë kështu jam,e di që nuk do të ndryshoj,”-tha Sarah.

“Ndonjëherë jemi më të fortë kur tregojmë dobësitë tona.Bëhemi më të fortë kur qajmë,bëhëmi dhe më simpatikë kur themi se vuajmë.Po si grua gruas dua të të them që kur dikush të mërzit duhet t’ja shprehësh.”-i tha Arbana.

Sara dhe PM folën për marrëdhënien e tyre dhe ata ende nuk e quajnë veten çift.

Pajtimi madje te kartolinat shkroi se personi që ka nxjerrë anën e tij të keqe ishte Sara dhe kur u pyet përse ai tha se nuk kishte ç’emër të vinte pasi vetëm me Sarën ka pasur një debat.

Banorët e tjerë shohin pëlqim, mirëpo Pajtimin e ka stepur fakti se Sara tha se e sheh si shok dhe ai nuk do të flitet jashtë për puthjet dhe për këto veprime.

Sara madje tha se nuk do ketë më as puthje, pavarësisht se e kanë xhan njëri-tjetrin dhe kjo i bëri të gjithë më konfuz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat