Monika dhe Arjola komentojnë sjelljen e Fifit pas daljes: “Prisja të më përshëndeste”

Mediale Vip

Monika dhe Arjola komentojnë sjelljen e Fifit pas daljes: “Prisja të më përshëndeste”

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 13:23
Arjola, Fifi, Monika

Fifi dy ditë më parë vendosi që të linte përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri, dhe mbrëmjen e djeshme ishte pjesë e spektaklit ku foli për vendimin e saj.

Teksa fliste Fifi u duk paksa e zhgënjyer nga disa prej banorëve dhe u kërkoi që të flisnin për gjërat që kishin thënë për të. Ajo kërkoi që të sqarohej Arjola, Monika, Donaldi dhe Iliri, por vetëm ky i fundit diskutoi me të.

Pasi ka përfunduar spektakli, Monika dhe Arjola kanë folur pikërisht për mënyrën se si Fifi u soll me ta pas daljes, ku theksuan se ajo as nuk i përshëndeti, dhe nuk prisnin këtë gjë.

Biseda me Arjolës dhe Monikës:

Monika: Unë prisja që ajo të më përshëndeste, të më thoshte Monika si je? Arjolë si ju kam? E prisja këtë

Arjola: Nuk ndodhi, nuk është ndonjë gjë e madhe tani

Monika: Unë e du fort

Arjola: Nuk është ndonjë gjë e madhe. Mendoj se përtej kësaj unë jam mërzitur shumë dje, edhe… s’ka rëndësi. Nuk ka rëndësi se fjalët e tepërta janë varfëri.

Monika: Unë dje nuk kam qenë në terezi

Arjola: Pse ti mendon se nuk e kanë parë këtë njerëzit?

Monika: Nuk dua për njerëzit

Arjola: Më fal shpirt, lot gëzimi nuk kemi derdhur sigurisht, që jemi mërzitur unë akoma i kam sytë e ënjtur nga kjo gjë. Nuk është se kemi bërë dramë

Monika: Do preferoj më mirë kur të dal do ta takoj. Për mua ka rëndësi që ajo të jetë shumë, shumë mirë. Në qoftë se nuk i ka besuar ato fjalët e mia, unë ja kam bërë dhe e kam dashur me shpirt.

Arjola: Muhabeti që foli Fifi sot që tha pak pozitivitet, unë i kam thënë Ilirit këtu brenda, le të hidhet Einxhel, Donaldi, le të hidhet kushdo përpjetë, le ta analizojnë si të duan fjalën shok, se qenka krim me thënë e kam tjetrin shok.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat