E pyesin se kur do të martohet me Handen, por përgjigja e Keremit nuk është ajo që prisni

Mediale Vip

E pyesin se kur do të martohet me Handen, por përgjigja e Keremit nuk është ajo që prisni

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 21:24
Hande Erçel dhe Kerem Bursin

Hande dhe Kerem janë kthyer në një nga çiftet më të dashur për publikun turk, por edhe atë shqiptar që i ndjek në TV Klan me serialin “Dashuria është në ajër”. Dy aktorët luajnë rolin e dy të dashuruarve, Edës dhe Serkanit, por edhe në jetën reale janë bashkë. Kjo ka bërë që fansat të mendojnë edhe për dasmën e çiftit, por mesa duket ata nuk e kanë ndërmend një gjë të tillë. Së fundmi Hande dhe Kerem morën pjesë në eventin e ndarjes së çmimeve “Ayakli Gazete Odul” dhe gazetarët i drejtuan disa pyetje që jua sjellim më poshtë.

Gazetari: Fansat duan të dinë kur do martoheni

Kerem: Tani e do përgjigjen në një moment të tillë? S’kemi pse kalojmë në çështje private, jemi këtu për punë dhe jemi të lumtur për këtë.

Gazetari: A ndërhyn në veshjet që zgjedh Hande?

Kerem: Nuk ndërhyj dhe as ti nuk ndërhyn tek unë apo jo? (I drejtohet Handes)

Hande: Nuk ndërhyjmë, por sigurisht i tregojmë njëri-tjetrit gjërat që na pëlqejnë.

Gazetari: A do punonit sërish bashkë?

Hande: Varet nga skenari

Kerem: Mendoj që Hande nuk dëshiron të punojë sërish me mua. Shpresoj të ndodhë, por varet nga skenari dhe rolet.

Hande: Të punoja me Keremin ishte diçka e veçantë për mua.

Kerem: Edhe për mua.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat