Donaldi dhe Beatrix më të afruar se zakonisht, a duhet të shqetësohen fansat?!

Mediale Vip

Donaldi dhe Beatrix më të afruar se zakonisht, a duhet të shqetësohen fansat?!

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 13:19
Bora Zemani, Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj

Donald Veshaj, aktori vlonjat hyri në edicionin e parë të “Big Brother VIP” si djalë single, por më vonë doli se marrëdhënia e tij ishte “complicated”.

Të gjitha këto situate dolën në skenë vetëm pas ardhjes së moderatored dhe ish-partneres së tij Bora Zemani.

“Marreveshja e heshtur” mes dyshes ishte puthja që u dhurua gjatë spektaklit por gjithashtu si një ‘ëngjëll mbrojtës’ i Borës ka qenë edhe Semi, shoqja e ngushtë e saj.

Duket se pas daljes së Semit Donali ka patur një afrimitet më të madh me një nga banoret e shtëpisë, Beatrix.

Mëngjesin e sotëm ata e nisën bashkë, teksa ushqeheshin e ngacmoheshin me njëri-tjetrin, siç mund ta shihni në pamjet KËTU

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat