Big Brother Vip del me njoftimin e rëndësishëm: Në shtëpi instaluam pajisje

Mediale Vip

Big Brother Vip del me njoftimin e rëndësishëm: Në shtëpi instaluam pajisje

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 15:45
Big Brother Vip

Big Brother Vip ka dhënë një njoftim të rëndësishëm.

Në një postim në “facebook”, BBV njofton se do të ndalohet lëvizja e çdo mjeti fluturues (dron) mbi shtëpi, teksa njofton se në shtëpi janë instaluar pajisjet e specializuara që do të ndalojnë fluturimin e këtyre mjeteve.

“Big Brother” ju lajmëron se duke filluar që nga ora 13:00 e ditës së sotme do të ndalohet lëvizja e çdo mjeti fluturues (dron) mbi shtëpi.

 Gjithashtu informojmë se në shtëpi janë instaluar pajisjet e specializuara që do të ndalojnë fluturimin e këtyre mjeteve.”, thuhet në postim.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat