Rina Balaj publikon klipin e këngës “ChaCha”

Mediale Vip

Rina Balaj publikon klipin e këngës “ChaCha”

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 18:29
Rina Balaj dhe Sin Boy

Reperja e njohur nga Istogu, Rina Balaj, ka publikuar së fundmi videoklipin e njërës prej këngëve të albumit të ri “Balerina”.

Bëhet fjalë për projektin “ChaCha” në të cilin vjen në bashkëpunim me partnerin e saj, reperin Sin Boy.

Kënga është kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa çifti vijnë me skena provokuese në klip.

Producimi është bërë nga Dannyebtracks dhe Gideon Aiyegunle, kurse për masterizimin u përkujdes Dim Chord.

Kjo këngë duket të jetë realizuar në Greqi, në vendin ku dyshja po qëndrojnë që një kohë të gjatë.

Sin Boy vjen duke interpretuar në gjuhën greke meqë është rritur në shtetin helen, kurse Balaj në shqip.

Krahas kësaj, Rina solli edhe një sërë këngësh të tjera që u pritën shumë mirë nga publiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat