“Nga kamerier në yll muzike”, Bardhi rrëfen sfidat dhe vështirësitë e realizimit të ëndrrës

Mediale Vip

“Nga kamerier në yll muzike”, Bardhi rrëfen sfidat dhe vështirësitë e realizimit të ëndrrës

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 00:27
Bardhi

Reperi i njohur nga Kumanova, Bardhi, ka pak kohë që ka debutuar në tregun muzikor shqiptar ndonëse momentalisht është ndër më të pëlqyerit në estradë.

Ai shpesh ka rrëfyer të kaluarën e tij e po ashtu edhe sakrificat që ka bërë për të arritur ku është tani.

I njëjti së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, derisa ka folur sërish për periudhën përpara se të bëhej një yll muzike.

“Ka qenë shumë problem që të vij deri tek suksesi, muzika e fama. Mund të them se kam pasur një të kaluar të mirë inspiruese e motivueve për të arritur diçka në jetë. Kam qenë një nxënës shembullor. Kam mësuar shumë. Kam shkruar tekste që në shkollë fillore, kam bërë rima shumë. Nuk kam pasur mundësi t’i tregoj të tjerëve”, ka thënë ai.

“Në shkollë të mesme e kam pasur një fazë ku edhe jam bullizuar. Më kanë thënë se nuk do të mundesh të bësh asgjë. Prej këtu nuk mund të dalësh. Leje këtë ëndërr shko në shkollë. Por, kam punuar shumë. Kam shkuar në studime, kam punuar kamerier. Kam punuar gjithçka për një këngë e videoklip”, është shprehur më tej Bardhyl Idrizi.

Artisti shqiptar vetëm pak javë më parë solli albumin e parë “Trëndafil” me rreth 20 këngë e bashkëpunime që rezultuan mjaft të suksesshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat