“Të gjithë nga helikopteri kemi lind”/ Plas debati mes banorëve në “BBV”, Antonela nuk ia kursen Pajtimit: Ti je llapit me Sarën, prandaj mos….

Mediale Vip

“Të gjithë nga helikopteri kemi lind”/ Plas debati mes banorëve në “BBV”, Antonela nuk ia kursen Pajtimit: Ti je llapit me Sarën, prandaj mos….

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 09:52
DJ PM, Sarah, Valoni dhe Antonela

Një shprehje e Einxhel dhe Antonelës, është bërë shkak për nxitjen e debatit në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Gjithçka nisi kur dy vajzat iu referuan organit gjenital të Valon Shehut me termin “helikopter”.

Ky fjalor ka irrituar Pajtimin, i cili i tha Einxhelit të mendojë pak më shumë se si mund të ndihet vëllai i saj kur i dëgjon këto fjalë. Pas ndërhyrjes së Pajtimit, edhe Sarah Berisha reagoi, sepse Antonela i tha artistit se ai është i fundit që mund të komentojë, për shkak se “është llapitur” me blogeren në krevat.

Sarah e kundërshtoi ish-konkurrenten e “për’puthen”, duke i thënë se mënyra si u shpreh për puthjen, ishte e shëmtuar.

Pjesë nga debati:

Antonela: Ore flet ky që është llapit në mes të krevatit, kush është më gabim? Ti që je llapit apo ne që flasim per helikopterin? Se dhe mua me vjen turp të ma shikoj mbesa…ku di un duke u llapit me Sarën.

Pajtimi: O zot! Po ik moj mos ja fut kot, mos fol pa lidhje.

Antonela: Dua ta bëj të kuotojë që këtu flasim me gojën tonë dhe s’kemi nevojë me fol ti e PM e askush…

Sarah: E para punës, unë nuk jam llap me PM mesë e the në ate lloj forme e para e punës, e dyta punës…

Antonela: E thashë në mënyrë figurative, se nuk kam hyrë në gojën tuaj me pa se çfarë keni bërë.

Sarah: O shpirt të kuptoj por është shumë e shëmtuar.

Antonela: Por nuk keni nevojë me kritiku të tjerët kur për vete bëni gabime, se jemi njerëz.

Sarah: Puthja është gjëja më e bukur që mund të bëj një person, sesa të flisni për helikopterin e Valonit.

Antonela: Pse ku është problemi? Për mua është shumë normale, sepse ti ke lind nga helikopteri dhe të gjithë ne kemi lind nga helikopteri.

Sarah: Ta dish për ne, që puthja ka qenë normale, jo ashtu siç e the ti.

Antonela: Ta thash që në fillim, mos e merr kështu, literalisht, është shembull.

Sarah: Mënyra sesi ti e tha është e shëmtuar

Antonela: Po nuk e kam me ty o Sar, mos hy tani si shtata në 13, por jam duke i thënë këtij se ka një orë qe na kritikon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat