“Urgjent me e nxjerrë Fifin jashtë”, ultimatumi i babait të Fifit për produksionin e Big Brother VIP

Mediale Vip

“Urgjent me e nxjerrë Fifin jashtë”, ultimatumi i babait të Fifit për produksionin e Big Brother VIP

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 09:57
Fifi me babain e saj

Këngëtarja nga Kosova, Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, ka vendosur të lërë shtëpinë e “Big Brother”, pasi të martën u vu në qendër të diskutimeve për shkak të përfshirjes së saj në raportin e Sarës dhe Dj Pm.

Ajo kërkoi fillimisht atë mbrëmje të linte shtëpinë, pasi humbi ndjenjat gjatë spektaklit live. Më pas vendosi të vazhdonte rrugëtimin për nipërit e saj.

“Kjo eksperiencë nuk po më bën mirë”, është shprehur Fifi teksa mori këtë vendim për ta lënë shtëpinë, ndërkohë që banorët e tjerë të njohur e përcollën duke qarë, edhe pothuaj secili prej tyre kishin provuar një episod konflikti me artisten.

Gjithsesi pas largimit ajo i puthi dhe përqafoi të gjithë duke lënë pas hatërmbetjet dhe madje u bëri edhe dhurata nga sendet e saj personale.

Gjithçka nisi pas një puthjeje në buzë mes Sarës dhe Pajtimit (PM) duke shaktuar debate në shtëpi, ku më e pakënaqura dukej se ishte Fifi. Ajo, gjatë diskutimit mbrëmjen e së martës, u revoltua pas opinionit të Balina Bodinakut, e cila i tha se reagimi i saj është i përsëritur.

“Fifi, mendoj se ky është një reagim i përsëritur. Dhe më shumë sesa dashuron dashurinë, do vëmendjen! T’u duk sikur të iku një pjesë e vëmendjes tënde”, i tha ajo. E teksa opinionistja fliste, Fifi përsëriste pa pushim: “Arbana dua të lë shtëpinë” dhe menjëherë pas kësaj situate ra në dysheme papritur.

Momenti i bëfasishëm në spektakël, i gjeti të gjithë të papërgatitur dhe moderatorja Arbana Osmani u detyrua të kalojë në hapësirën publicitare, derisa gjendja e saj të përmirësohej. Më pas, të gjithë u përqendruan te shëndeti i saj mendor, madje banorët, disa me fjalë e disa nën zë, treguan se kjo nuk ishte hera e parë që Fifi rrëzohej pa ndjenja.

Edhe pse nuk është artikuluar ende asnjë lloj diagnoze konkrete shëndetësore, për të cilën Fifi kurohej më parë, burime pranë familjes së saj kanë dëshmuar se familjarët e saj kanë qenë të alarmuar. Ka qenë babai që i ka kërkuar produksionit ta nxjerrë urgjent Fifin nga shtëpia e “Big Brother VIP”, pasi siç e tha dhe vetë Fifi, prindërit ishin kundër që ajo të hynte në këtë shtëpi pikërisht për këtë arsye, shkruan panorama.

Dhe kur Fifi është rrëzuar pa ndjenja në transmetimin live, i ati ka marrë masat dhe i ka kërkuar produksionit ta bindin Fifin që të dalë nga shtëpia menjëherë. Babai i Fifit, një intelektual në Kosovë, u bë i njohur për publikun pasi ishte ai që e surprizoi të bijën, mes familjarëve, duke i shkuar në shtëpi.

Megjithë takimin emocionues për të, ai i tërhoqi edhe veshin së bijës, duke thënë se ajo ka hyrë në gjynah lidhur me sjelljet e fundit.

“Kanë hequr dhe lekun e bukës që unë të bëhem dikushi. Babi është shoku im më i mirë. E kanë përjetuar keq kur erdha në Shqipëri 20 vjeçe. Nuk kisha lekë t’u shkoja, nuk kishin lekë të vinin. Kam nxjerr dhe lekë prej vorrit vetëm që atyre mos t’u mungonte gjë. U ngjaj shumë të dyve, kom marr shumë nga ta”, tregoi ajo për babain.

Kurse babai gjatë takimit që zhvilluan i tha: “Nuk je Filloreta që njoh unë. Ti duhet me mbështet njerin. Me qenë Leta babit. Ti ke hy në gjynah bab me do sene. Nuk je sjellë mirë, nuk të kam edukuar me këto gjeste bab. Ti je çika jeme, duhet me tregu vetveten”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat