Arbenita Ismajli shfaqet tërë shkëlqim në imazhin e ri në Instagram

Mediale Vip

Arbenita Ismajli shfaqet tërë shkëlqim në imazhin e ri në Instagram

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 13:42
Arbenita Ismajli

Arbenita Ismajli është një ndër femrat shqiptare më të komentuarat, sidomos për paraqitjet e saj në rrjetet sociale.

Modelja e njohur e cila ka arrit suksesshëm të ndërton një karrierë edhe përtej kufijve shqiptarë, përcillet nga më shumë se 658 mijë ndjekës në Instagram, ku vazhdimisht poston imazhe nga profesioni dhe jeta personale.

Një fotografi unik postoi ajo edhe gjatë ditës së hënë (29 nëntor), në të cilën fokusi ishte tek portreti i saj.

Me një grim të lehtë dhe natyral, bashkë me vathë ari, Arbenita duket plotë shkëlqim teksa mban në duar disa trëndafila të bardhë dhe rozë.

“Edhe nëse më lëndon petalet, nuk do të të uroj asgjë përveç dashurisë”, ka shkruar Arbenita në mbishkrimin e fotografisë, sipër të cilës ka pranuar komente dhe pëlqime të shumta.

Kujtojmë që Arbenita është një prej modeleve shqiptare që bashkëpunon dhe është imazh i disa prej brendeve botërore.

Ndërsa, sa i përket jetës private, ajo dhe partneri i saj, reperi Fero, u bën prindër të një vajze në muajin prill të këtij viti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat