DJ Dagz nuk ndahet nga Einxhel

Mediale Vip

DJ Dagz nuk ndahet nga Einxhel

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 14:05
Einxhel Shkira dhe

Banorët VIP të shtëpisë më të famshme në Shqipëri nuk i kanë kursyer debaet e forta me njëri-tjetrin, por gjithashtu edhe momentet e bukura dhe skenat romantike.

Ka disa kohë që po përflitet nëse Einxhel dhe DJ Dagz mund të krijojnë një romancë brenda shtëpisë së BB VIP.

Teksa kanë pasur debate të ndryshme mes tyre, së fundmi duket se po afrohen gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin dhe madje nuk i rezistojnë dot ngacmimeve.

Ata kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit të shtrirë, teksa mbanin duart të shtërnguara.

Ky nuk është momenti i vetëm që ata shfaqen kaq të afërt, pasi më herë të dy kanë dalë në një darkë romantike. Ata bënë edhe deklarata të forta ndaj njëri-tjetrit, ndërsa Arbri pranoi se Einxheli është e vetmja që eb ën nervoz brenda shtëpisë.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat