Butrint Imeri dhe Don Xhoni paralajmërojnë bashkëpunimin

Mediale Vip

Butrint Imeri dhe Don Xhoni paralajmërojnë bashkëpunimin

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 23:48
Butrint Imeri dhe Don Xhoni

Dy prej artistëve më të suksesshëm të momentit janë padyshim këngëtari Butrint Imeri dhe reperi, Don Xhoni.

Dyshja kanë sjellë projekte të suksesshme gjatë vitit që po lëmë pas, të cilat u kthyen në hite dhe vazhdojnë të dëgjohen akoma.

Por, ata të dy këtë herë janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor, e që pritet të publikohet shumë shpejt.

Kështu kanë lënë të kuptohen përmes postimeve të njëjta që ata kanë në llogaritë e tyre përkatëse të Instagramit.

Fillimisht ishte menaxheri i Butrint Imerit, Denis Avidu ai që postoi një foto ku shihet bashkë me këngëtarin dhe reperin.

Më pas imazhi u shpërnda edhe nga Butrinit dhe Don Xhoni, të cilët e përshkruan si befasia e fundvitit.

“Kena me ua dridh kokën pasha Zotin e madh”, ka shkruar reperi nga Drenica në mbishkrimin e imazhit.

Image

Ndërkohë, të dy po shijojnë sukseset e këngëve të fundit, Don Xhoni bashkëpunimin që solli me Loredanën “Gjuj për to”, ndërsa Butrint Imeri me projektin “Kuku”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat