“Donaldi nuk ka ndjenja përveçse afeksion seksual”/ Flet ish-banori i BB VIP

Mediale Vip

“Donaldi nuk ka ndjenja përveçse afeksion seksual”/ Flet ish-banori i BB VIP

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 14:20
Donald Veshaj

 Ish-banori i “Big Brother VIP”, Ardit Çuni, është shprehur se mes Donaldit dhe Beatrix ka një lloj kimie. Teksa ishte i ftuar në studion e emisionit “Goca dhe Gra” në Top Channel, këngëtari i njohur tha se mendon se “Donaldi nuk ka ndjenjë përveçse afeksion seksual dhe hakmarrje”.

“Unë mendoj se ka një lloj kimie, por nuk mendoj se ka ndjenjë përveçse afeksion seksual dhe hakmarrje ndaj asaj që është jashtë. Nuk e di për çfarë arsye. Kam dëgjuar shumë gjëra, por nuk flas për jetën personale për askënd”, tha Çuni.

Sipas tij, aktori i humorit duhej t’i dërgonte një mesazh se ka vendosur ta stopojë atë marrëdhënie.

Image
Ardit Çuni

“Duhej të thoshte kam vendosur ta stopoj, po ndjek zemrën, nëse po ndjek zemrën. Ai sheh Borën dhe qanë. Nuk është më vetja. E ndjen se ajo që ka bërë që është një start i ri, por jashtë ka humbur një gjë të madhe”, tha Çuni.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat