Konomi shpërthen ndaj Donaldit: Zvarranik social, ke mani për famë

Mediale Vip

Konomi shpërthen ndaj Donaldit: Zvarranik social, ke mani për famë

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 21:55
Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj

Spektaktli i mbrëmshëm i “Big Brother Vip” thuajse i gjithi ishte në dispozicion për Donaldin dhe Beatrixën.

Dyshja e cila filluan lidhjen në “Big Brother Vip” përkundër situatës së lënë pezull me Borën mbrëmë kanë sqaruar më shumë për raportin mes tyre.

Donaldi u ndje keq për gjithë situatën e shkaktuar e sidomos pasi pa videon dhe fotot e Borës me varësen e tij, por tha se tani është me Trixën dhe ndjen për të.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Arjan Konomi i cili javë më parë e kishte pyetur Borën për Donaldin ku ajo tha se po e pret jashtë.

“Pse po e bëj këtë story? Sepse mbas dilemës së madhe Hamletiane, që prej shekujsh njerëzit vrasin mendjen ti gjejnë një zgjidhje, një dilemë tjetër ka kapur njerëzimin sot, të duash apo të mos duash, apo të dish çfarë të duash? Do thoni ju shumë e vështirë është kjo e dyta, po për mua është shumë e thjeshtë, sepse njerëzit ngatërrojnë, apo përpiqen të të ngatërrojnë ndërkohë që e dinë shumë mirë se çfarë duan. E natyrisht dëshira, etja, mania për famë, njohje publike, për para, për vëmendje e nuk e di çfarë fjalësh të tjera të gjejnë i bëjnë njerëzit të mos dinë se çfarë të duan…Këta njerëzit janë kudo në shoqërinë shqiptare dhe është i vështirë ti kuptosh se të shfaqen me një servilizëm… duhet pasur shumë kujdes, sepse janë zvarranik social, është e mbushur shoqëria jonë.” , ka thënë Arjani.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat