Cili është seksi më i mirë? Për Chiara Ferragnin ai që e bën vetëm

Mediale Vip

Cili është seksi më i mirë? Për Chiara Ferragnin ai që e bën vetëm

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 22:42
Chiara Ferragni

Cili është seksi më i mirë? Ai që e bën vetëm! Kaq u desh që Chiara Ferragni dhe Fedez të jenë prap në qendër të mediave. Në një intervistë që ata kanë dhënë bashkë, kur Fedez pyet bashkëshorten për seksin më të mirë, pa aspak ngurim, ajo i përgjigjet: “Ai që e bën vetëm”.

Video u bë virale në Tik Tok për vetëm një arsye: Masturbimi. Kjo temë është akoma tabu dhe Chiara vetëm e grrici pak me përgjigjen e saj. Komentet ndaj saj dhe Fedez kanë qenë të shumta, disi kritikuese, por edhe nga ta mbështetës. Një gjë ama është e sigurt, bloggerja ka hapur një diskutim të gjerë dhe me këtë deklaratë i hapi rrugë një teme që nuk flitet shpesh, konsiderohet ofenduese, por edhe interpretohet si problematike për çiftet.

Nga ana tjetër psikologët vënë theksin tek dashuria për veten, e cila është një temë e lidhur ngushtë me masturbimin si kënaqësi vetjake, por edhe mënyrë e mirë për të shfrenuar fantazinë dhe dëshirat.

Fedez ka pranuar edhe që ai e Chiara shkojnë në terapi për çifte, si një mënyrë për të kanalizuar energjinë pozitive. Të pathënat e tjera pritet të dalin me publikimin e serialit të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat