Iliri pyet Sabianin: Pse është Donaldi i preferuari yt?

Mediale Vip

Iliri pyet Sabianin: Pse është Donaldi i preferuari yt?

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 07:10
Ilirit natyrshëm i vje ndërmend një pyetje

Teksa kanë qendruar në sallon duke përgatur vakti e drekës, ka qenë Iliri, Monika, Meridiani dhe Sabiani që kanë biseduar me njëri-tjetrin.

Meridiani shprehu se nga asnjëri prej konkurentëve nuk ka asnjë pretendim, gjë e cila e bën të vështirë një zhgënjim të mundshëm nga ata. Më pas diskutimi devijoi tek proçesi i nominimeve, ku Sabiani shpëtoi nga televotimi Donaldin.

Nga ky vendim, Ilirit natyrshëm i vje ndërmend një pyetje: Pse është Donaldi kaq i pëlqyeshëm për ty? Kësaj pyetje të drejtëpërdrejtë por edhe delikate Sabiani zgjodhi më shumë t’i shmangej sesa t’i përgjigjej.

“Thjesht më pëlqen, kam simpati dhe e kam thënë. Kam relata të tjera nga çfarë kam me të tjerët”,- tha ai. Ndërkaq Meridiani lidhur me këtë çështje ka një tjetër qëndrim.

“Unë mendoj se Sabiani e voton Donaldit si e vetmja mënyrë që ta mbajë mirë edhe me kampin tjetër”,- tha ai.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat