Krizë në çift, Dua Lipa drejt ndarjes nga Anwar Hadid

Mediale Vip

Krizë në çift, Dua Lipa drejt ndarjes nga Anwar Hadid

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 10:21
Anwar Hadid dhe Dua Lipa

Dua Lipa dhe Anwar Hadid kanë dy vjet që janë bashkë, dhe deri tani mes tyre duket se gjithçka ka shkuar mirë.

Mirëpo, një raport i ri thekson se lidhja e tyre është në krizë. Këngëtarja 26-vjeçare nga Kosova dhe modeli amerikan 22-vjeçar, nuk janë parë së bashku në gjashtë javët e fundit, për shkak të agjendave të tyre të ngjeshura në punë.

Sipas një burimi të afërt, çifti hodhi idenë për t'i vënë frenat romancës së tyre muajin e kaluar, pasi udhëtimet dhe qëndrimet e gjata larg njëri-tjetrit po rezultojnë të vështira.

“Lidhja e tyre po kalon një krizë dhe duket se gati është shembur”, ka thënë burimi.

Dua raportohet se kohëve të fundit është e angazhuar në ingjizimin e albumit të ri, duke lëvizur herë në Londër e herë në Los Anxhelos, derisa Hadid po qëndron më shumë në New York.

Ndërkohë, vëllai më i vogël i motrave Hadid, Gigi e Bella Hadid, kishte shkruar pak kohë më parë në Instagram se është falënderues për të dashurit e tij të cilët “po e lejojnë që të mësohet të jetë i lumtur me veten”.

Dua ka nisur lidhjen me Anwar në qershor të vitit 2019, ndërkohë që këngëtarja e hitit “Levitating” ka deklaruar në një intervistë për “Rolling Stone” se ndihet shumë mirë në këtë lidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat