"Dhuna në familje dhe sakrificat" Të pathënat e jetës së reperit nga Tepelena që ka pushtuar skenat greke

Mediale Vip

"Dhuna në familje dhe sakrificat" Të pathënat e jetës së reperit nga Tepelena që ka pushtuar skenat greke

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 14:23
Toquel

Reperi me origjinë shqiptare, Toquel ka qenë në qendër të vëmendjes së medieve greke, pas sherrit që ndodhi në lokalin, ku ai këndonte në  Patra, më 27 nëntor.

Mediet greke raportojnë se sherri mori përmasa të mëdha, e si rrjedhojë në lokal mbërritën forcat e policisë për të vënë në kontroll situatën.

Mësohet se në sherr u përfshinë mbi 40 persona. Me këtë rast mediet vendase të shtetit helen kanë bërë një profil të këngëtarit nga Tepelena. Klaudio Dhespo, ose ndryshe me emrin artistik Toquel, i cili u bë i njohur për publikun grek në vitin 2019. 

Sipas intervistave që ai ka dhënë në mediet rozë, ka zbuluar se për emrin e  tij artistik është frymëzuar nga psikiatri që e ndihmoi me krizat e panikut, nga të cilat vuante kur ishte në moshë të vogël.

Psikologu-psikiatër kishte një kanal në YouTube të quajtur Toquel, i cili tërhoqi menjëherë vëmendjen e Klaudios.

Këtë herë Toquel mori vëmendjen  e medieve jo për shkak të një hiti të ri muzikor, por për shkak të sherrit që ndodhi në lokalin ku këndonte.

Shkaqet e zënkës janë ende të paditura, ndërsa Toquel kërkoi falje për incidentin.

Fëmijëria e Toquel

Familja e këngëtarit, kur Toquel ishte 9-muajsh u fut ilegalisht nga Shqipëria në Greqi për një të ardhme më të mirë.

“Kam 25 vite në Greqi, që 9-muajsh  kur erdha nga Tepelena e  Shqipërisë në kurrizin e babait dhe nënës. Ishte e paligjshme, sepse kishim letra false. Babai im ishte njeriu që bënte çdo lloj pune. Ajo bënte hidraulikun, elektricistin, bënte riparime të ndryshme, ndërsa  nëna ime ishte pastruese dhe kujdesej për një grua që jetonte pranë shtëpisë tonë. Deri në një moment fëmijëria ime ishte e mirë. Kur shkova në shkollën fillore filluan problemet. Trazirat në shtëpi, babai im ishte mizor dhe nëna ime u sëmur. Babai nuk pinte, por merrej me kumar. Ai luante shumë. Ai abuzonte me nënën time. Mami im  ka ngrënë dru, nuk është gënjeshtër, shumë dru, edhe unë hyja  në mes  për t'i ndarë dhe gjuaja me grushte babin” ka thënë reperi në emisionin “Protagonistët” në ekranin e ALPHA TV.

Babai i tij u largua nga shtëpia kur reperi ishte rreth 9 vjeç dhe krijoi familje me një grua tjetër në Shqipëri.

Më pas Klaudio i vogël filloi të punonte dhe të ndihmonte nënën e tij në pastrimin e shtëpive, ndërsa kur ishte adoleshent punonte në një treg fruta perimesh.

Me muzikën filloi të merrej kur ishte në klasë të 6-të. Që nga ajo ditë ai kuptoi se muzika ishte gjithçka për të. Ai nuk ndali së ëndërruari, deri sa u bë artist i njohur në mbarë Greqinë dhe jo vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat