“Ka punuar prostitutë në Itali”, Antonela komenton deklaratën

Mediale Vip

“Ka punuar prostitutë në Itali”, Antonela komenton deklaratën

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 11:05
Antonela

Ajo bëri një sqarim në shtëpinë e famshme në Shqipëri.

Derisa po bisedonte me Beniadën, Antonela debatoi për jetën e saj private.

Kujtojmë se, muaj më parë ka qarkulluar thashethemi në media rozë se ish-konkurrentja e “Përputhen”  ka punuar prostitutë në Itali.

Megjithatë, ajo e mohoi këtë gjë duke thënë se është paragjykuar.

“Më kanë paragjykuar gjithmonë, që kam qenë e huaj, që vishem ekstravagante, që jam rritur pa baba. Më kanë paragjykuar dhe që kam jetuar në Itali. Se sipas shqiptarëve, kush jeton në Itali, bën prostitutën. Një i çmendur që më ka inat, ka shkuar t’i thojë portaleve që kam punuar në Hungari e Rumani. Unë e kam me letra se ku kam punuar. Kjo e Italisë më kanë bërë shumë bezdi. Unë e kam treguar historinë e jetës që kemi rrezikuar jetën nga babi. Më kanë paragjykuar se e kam treguar këtë gjë!”, tha ajo.

Ndryshe, Antonela është e nominuar për këtë javë të eliminohet nga shtëpia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat