Nuk ishte dakord për lidhjen e tij me Beatrixin, Donaldi bën veprimin e papritur ndaj Semit

Mediale Vip

Nuk ishte dakord për lidhjen e tij me Beatrixin, Donaldi bën veprimin e papritur ndaj Semit

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 16:21
Semi Jaupaj dhe Donald Veshaj

Donaldi i është kthyer në të njëjtën mënyrë Semi Jaupajt, shoqes së ngushtë të ish të dashurës së tij, Bora Zemanit.

 Ishte Semi ajo që e para ia hoqi Follow-in pas puthjeve dhe përqafimeve që ai shkëmbeu me këngëtaren Beatrix Ramosajt.

Në të njëjtën mënyrë ka vepruar edhe Donaldi. As Donaldi nuk e ndjek më Semin në Instagram. Follow-in asaj ia ka hequr vëllai i tij, Romeo, i cili ia menaxhon llogarinë që nga hyrja e tij në Big Brother VIP.

 Kujtojmë se në natën e spektaklit ku Donaldi pranoi publikisht që i pëlqente Triksa, Semi nuk e priti aspak mirë dhe u largua direkt nga studio në mes të emisionit.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat