Valoni për Beatrix: Kam 10 vite që e njoh, ajo është më e dashuruar se Donaldi

Mediale Vip

Valoni për Beatrix: Kam 10 vite që e njoh, ajo është më e dashuruar se Donaldi

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 16:58
Valoni, Beatrix dhe Donaldi

Sot i ftuar në "Breaking" në Top News ka qenë ish-banori i "Big Brother Vip" Valoni, i cili la shtëpinë të premten pasi u votua nga publiku për të dalë.

Valoni tha se mbase hyrja e tij ka qenë në një moment të keq, pasi ndodhi situata me Fifin dhe më pas dashuria e Donaldit me Trixën.

Më pas, ai tha se ka 10 vite që e njeh Beatrixën dhe familjen e saj, ndërsa Donaldin e ka takuar 1-2 herë bashkë me Romeon darkave në netët live. Valoni tha se ai mendon se Trixa është më shumë e dashuruar sesa Donaldi.

"Mendoj se Beatrixi është më shumë e dashuruar sesa Donaldi ndaj Beatrixit. Unë kështu e shoh dhe nuk është ndonjë gjë e keqe kjo. Unë e di që Beatrix ka kohë që nuk është në lidhje dhe besoj që ato ndjenjat e dashurisë i ka më të aktivizume sesa Donaldi ku ka dalë prej një lidhjeje të freskët,"- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat