Po aludohet se produksioni e mbanë me ‘hatër’ Donaldin, Arbana Osmani përgjigjet një herë e mirë

Mediale Vip

Po aludohet se produksioni e mbanë me ‘hatër’ Donaldin, Arbana Osmani përgjigjet një herë e mirë

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 21:31
Arbana dhe Donaldi

Donaldi është banori që ka marur pothuajse më së shumti surpiza brenda shtëpisë.

E pas shumë këtyre surprizave, kjo gjë si duket nuk i ka pëlqyer publikut.

Së fundi një ndjekëse në profilin e Arbanës, në njërën nga fotot e saj ka komentuar duke shprehur se ajo po mendonë se Donaldi po vendoset në kushte të pabarabarta me banorët e tjerë.

“Një pyetje: Futja e Romeos për t’i dhënë mesazh është? Përse u dashka gjithë ky suport ndaj tij, vendosni banorët në kushte të barabarta, sepse është i vetmi që ka marrë disa sinjale ose mesazhe…”, shkruan ndjekësja.

Mirëpo Arbana, i ka kthyer një përgjigje shkurt dhe prerë.

“Një përgjigje: Këtu nuk komentohet Big Brother”, shkruan moderatorja, që mesa duket nuk preferon aspak të komentojë ngjarjet në shtëpi.

Arbana ka treguar edhe më parë se nuk do të lejojë as edhe një koment fyes apo ofendues karshi pjesëmarrësve të këtij formati në llogarinë e saj.

Image
Komenetet në profilin e Arbanës

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat