Aktorja e njohur bëhet nënë në moshën 41-vjeçare

Mediale Vip

Aktorja e njohur bëhet nënë në moshën 41-vjeçare

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 23:12
Christina Riçi

Aktorja e njohur, Christina Riçi është bërë nënë për herë të dytë në moshën 41-vjeçare. Ajo dhe burri i saj, Mark Hampton kanë mirëpritur një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Kleopatra.

Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë aktorja përmes një foto të publikuar në Instagram, krahas së cilës ka shkruar:” Mirë se vini në botë, vogëlushja Cleopatra Riçi Hampton".

Hampton gjithashtu ndau disa foto nga spitali në Instagram Story, duke përfshirë një foto të ëmbël të momenteve të para të Riçi me vajzën e tyre.

“Çfarë mëngjesi vërtet emocionues, kurrë nuk kam qarë aq shumë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat