Ky banor nuk do ta fitojë kurrë ‘Big Brother VIP’

Mediale Vip

Ky banor nuk do ta fitojë kurrë ‘Big Brother VIP’

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 23:44
Ilir Shaqiri

Ilir Shaqiri, balerini shqiptar midis Shqipërisë dhe Italisë, padyshim që po shfaqet ndryshe 24/7 brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ai konsiderohet për momentin si një nga lojtarët më të fortë dhe shpesh herë jep mendimin e tij për lojën e banorëve të tjerë.

Sot në një moment duket se Iliri komenton Claudion, banorin më të ri të Big Brother. Ai thotë se i ka dhënë këshilla, por nuk ia ka vlerësuar duke thënë se personat me të cilët rri, tallen me të.

Ndër të tjera përmendi lojën që u bënë disa ditë më parë dhe thotë se Claudio nuk e vlerëson për faktin se nuk tha emrin e tij si banori që nuk do të fitojë kurrë Big Brother.

‘E marrin këtej e andej, tallin b*thën. Ai është si lëvozghë arre. Këshillat që i kam dhënë Claudios kanë qenë 3-4 bam bam. Ai kurë nuk vlerëson kur del pyetja kush nuk do të fitojë kurrë Big Brotherin, e kisha të lehtë të thoja emrin e tij, por thashë PM dhe Dagz. Duhet të kishte qenë Valoni këtu brenda, burrë bese’, tha Iliri.

Mesa duket Iliri nuk e konsideron fare banorin më të ri të shtëpisë, i cili deri tani duket se ka krijuar një afrimitet me Antonelën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat