Rikthehet Mira Konçi

Mediale Vip

Rikthehet Mira Konçi

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 23:47
Mira Konçi

Kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja Mira Konçi, duket se i kanë dhënë fund martesës së tyre shumëvjeçare. Ky lajm u bë i ditur në fillim të muajit të kaluar.

Po Mira ka vendosur të rikthehet në muzikë. Ajo dhe kitaristi Faton Macula kanë sjellë një version të veçantë të këngës së grupit ‘Gjurmët’, ‘Era’. Këngëtarja gjithashtu ka marrë një pamje tjetër, ndryshe nga ç’jemi mësuar

Katër vite më parë, ajo dhe Shpëtimi u shpërngulën me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por teksa Mira Konçi dhe e bija vazhdojnë të qëndrojnë atje, kompozitori Saraçi është kthyer në Shqipëri, ndërsa ende nuk dihet ku po qëndron i biri.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mira KONCI (@mirakonci1)

Duke qenë se rrjetet sociale janë një tregues i mirë i raporteve mes njerëzve në ditët e sotme, është vënë re se ata kanë fshirë çdo foto me njëri-tjetrin dhe madje as nuk ndiqen më në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat