Aktorja meksikane vritet teksa po priste djalin

Mediale Vip

Aktorja meksikane vritet teksa po priste djalin

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 06:38
Tania Mendoza

Një aktore dhe këngëtare meksikane u qëllua për vdekje teksa ishte në pritje për të marrë djalin e saj 11-vjeçar nga një akademi futbolli në shtetin Morelos.

Tania Mendoza ishte jashtë kompleksit sportiv në qytetin e Cuernavaca me prindër të tjerë kur dy burra të armatosur mbërritën me një motoçikletë të martën.

Njëri prej tyre e qëlloi disa herë përpara se të arratisej me bashkëpunëtorin e tij.

Të paktën 10 gra u vranë çdo ditë në vend vitin e kaluar, sipas të dhënave zyrtare, shkruan BBC.

Grupi për të drejtat e njeriut Amnesty International tha se rreth një e treta e viktimave, ishin raste të femicideve, ose vrasje të qëllimshme të grave për shkak të gjinisë së tyre, duke e quajtur atë një “epidemi tronditëse”.

Mendoza, e cila ishte 42 vjeçare, u bë e famshme në vitin 2005 pas një roli kryesor në filmin La Mera Reyna del Sur. Ajo ishte shfaqur edhe në një sërë telenovelash por vitet e fundit iu përkushtua karrierës së saj si këngëtare dhe regjistroi pesë albume.

Në vitin 2010, ajo u rrëmbye me burrin dhe djalin e saj, i cili ishte gjashtë muajsh, nga biznesi i lavazhit të çiftit. Që atëherë, ajo kishte raportuar në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit të Morelos disa kërcënime me vdekje.

Nuk dihet ende se kush qëndron pas vrasjes së Mendozës, apo ndonjë motiv i mundshëm. Pas të shtënave, policia ka kryer një operacion në kërkim të të dyshuarve, por askush nuk është arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat