Stresi i bashkohet protestës kundër Vuçiqit: Edi Rama nuk mund të shpallë mikun e tij personal si mik të Shqipërisë

Mediale Vip

Stresi i bashkohet protestës kundër Vuçiqit: Edi Rama nuk mund të shpallë mikun e tij personal si mik të Shqipërisë

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 11:49
Stresi

Reperi shqipar Stresi ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e thirrur nga Sali Berisha për ditën e sotme (e hënë) në orën 16:00, kundër ardhjes së presidentit Aleksandër Vuçiq në Tiranë.

Por, Arkimend Lushaj (emri i vërtetë) thotë se është në protestë, jo kundër mysafirëve, por kundër të zotit të shtëpisë.

“Nesër do jem në protestë jo për të protestuar kundër mysafirëve, por kundër të zotit të shtëpisë. Kundër të zotit të shtëpisë që nuk përfaqëson dot shumicën e shqiptarëve, ndonëse në zgjedhjet e fundit ishte më i votuar se pengu i tij. Ai nuk u votua nga shumica absolute e shqiptarëve.

I zoti i shtëpisë nuk mund të shpallë mikun e tij personal si mik të Shqipërisë. As të Shqiptarëve. Aq më keq kur ulet në krah të tij dhe përballë Kosovës, shqiptarëve! Ky pozicion politik i qeverisë sonë është i papranueshëm! Kush nuk njeh Kosovën nuk respekton as Shqipërinë!

Mysafirin ta rehatojnë si mysafir, por jo si mik të Shqipërisë e shqiptarëve, të cilët ende nuk i njeh si shtet e as i respekton si komb. Protesta është jeta e një kombi dhe zemra e demokracisë. Do jem aty si qytetar, patjetër”, ka shkruar Stresi.

Kujtojmë se sot do të pritet të vijnë në Tiranë kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe presidenti i i Serbisë Aleksandër Vuçiq në kuadër të ‘Open Balkan’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat