​As Clooney s’mund t’iu shpëtojë viteve, fotot e reja tregojnë se sa vjeç është aktori

Mediale Vip

​As Clooney s’mund t’iu shpëtojë viteve, fotot e reja tregojnë se sa vjeç është aktori

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 22:58
George Clooney

George Clooney sipas shumë femrave është një nga meshkujt më të dëshirueshëm në Hollywood.

Aktori ka mbushur së fundi 60-vjeç dhe që nga viti 2014 është martuar i lumtur me të suksesshmen Amal Clooney.

Çifti ka edhe binjakë, Alexander dhe Ella dhe Clooney e ka thënë shpeshherë hapur se atësia e lodh shumë në atë moshë. George u bë baba vetëm katër vjet më parë…

Fotot e fundit të aktorit nga xhirimet e ‘Ticket To Paradise’ janë shumë në favor të kësaj, pasi shumë janë pajtuar që edhe pse George e ka ende ‘atë diçka’, ai është plakur krejt papritur. Sot ai ka një mjekër dhe flokë tërësisht gri, dhe ka një bark që duket nën këmishë.

Para Amal, aktori ishte i martuar me kolegen Talia Balsam nga viti 1989 deri në 1993 dhe pas divorcit u betua se nuk do të qëndronte më kurrë para altarit.

Me kalimin e viteve ai ka dashur bukuroshe të ndryshme, ka qenë në lidhje të gjata, por asnjëra prej tyre nuk ka arritur të ndryshojë mendimin e tij për martesën. Deri në Amal, një grua që nuk varej prej tij në asnjë mënyrë.

Ai e përshkroi si "gruaja më e pazakontë, më e zgjuara, më brilante dhe më e bukura që ka takuar ndonjëherë". Për ish-partneret e tij ai ka theksuar se është më mirë të kenë një ish.

“Nuk doja të martohesha, nuk doja të bëja fëmijë. Dhe pastaj ky qenie njerëzore e jashtëzakonshme hyri në jetën time dhe unë thjesht rashë në dashuri çmendurisht. Dhe që në momentin që e takova, e dija se gjithçka do të ishte ndryshe. Kam dalë me shumë femra të bukura, të zgjuara dhe të talentuara. Por ka dikë të veçantë për ju. Kjo ishte Amal për mua. Atë që ndjeva në fillim me të, atë shkëndijë, nuk e kisha përjetuar deri atëherë”, tha aktori në një rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat