Këngëtarja e famshme tregon pse nuk do të kishte hyrë në “Big Brother”

Mediale Vip

Këngëtarja e famshme tregon pse nuk do të kishte hyrë në “Big Brother”

Më: 1 janar 2022 Në ora: 14:35
Leonora Jakupi

Leonora Jakupi teksa u pyet nëse do të pranonte festën për tu bërë pjesë e Big Brother Vip, ajo u përgjigj:

 “Gjithçka në jetë e përballoj, por jo të qëndroj larg familjes sime. Edhe kur dal në kafe e telefonoj shpesh mamanë time. E kemi krijuar atë lidhje pas vdekjes së babit. Mamin e kam shoqe, e kam gjithçka, konsultohem për gjithçka dhe nuk marr asnjë vendim pa e pyetur. Kjo është pjesa më e vështirë dhe për asnjë çmim s’do e pranoja. Edhe presioni i kamerave është i madh, i pranoj. Unë s’do kisha pranuar.”

Ndërkohë lidhur me atmosferën festive që lidhet me ndërrimin e viteve, Leonora Jakupi tregoi se që pas ndarjes nga jeta të babait të saj, festa e Vitit të Ri nuk i sjell më gëzim.

“Vitet më të veçanta kanë qenë të fëmijërisë, kur kisha edhe babin. Prej ndarjes së tij nga jeta festa e Vitit të Ri, s’më sjell kënaqësi. Vitet e fundit për shkak të mbesës e festojmë, i bëj qejfin. Kur ishte babai na sillte një bredh të madh për të na bërë qejfin nga toka deri në tavan, na duhej një javë që ta dekoronim. Kalonim shumë kohë me babin për ta dekoruar dhe nga koha që ai s’është më, as nuk dua ta shoh. S’më pëlqen, por për shkak të mbesës e rregulloj. Më shumë e lë atë ta dekorojë, unë se kam më kënaqësinë e pritjes së Vitit të Ri”, tha Leonora Jakupi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat